Tahiri për bisedën e Kusarit me Radoiçiq: BIA na depërtoi deri në Gjykatën Kushtetuese, asnjëherë s’jemi cenuar më shumë - NACIONALE

Tahiri për bisedën e Kusarit me Radoiçiq: BIA na depërtoi deri në Gjykatën Kushtetuese, asnjëherë s’jemi cenuar më shumë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në seancën e sotme lidhur me bisedat Kusari-Lila me Radoiçiq.

Tahiri ka thënë se Radoiçiq me BIA-n serbe ka ndërhyrë deri në Gjykatën Kushtetuese.

“Radoiçiq është i BIA-s serbe. Fatkeqësisht kemi mbërri në një pikë ku shërbimet serbe përmes Radoiçiqit tek VV-ja, përmes Kusari-Lilës, ne na kanë imponuar agjendën e Kuvendit. Çka më intereson mua është me pa politikat që Lista Serbe nën ndikimin e Radoiçiqit i ka miratuar nga marsi 2021 deri në tetor/nëntor 2022. Cilat tema të përbashkëta i kanë shty. Kjo është periudhë që kanë pasur bashkëpunim. Çka ka votuar Kuvendi i Kosovës bashkë me Listën serbe”, tha Tahiri, raporton Nacionale.

Ai kërkoi hetim edhe nga Prokuroria.

“Duhet me pas hetim të thellë me pa ku ka mbërri vendimmarrja që ka qenë e shtyrë nga Radoiçiqi. Duke ditur se nuk kemi evidencë të votimeve, na pamundëson me pas situatë të qartë. I kërkoj prokurorit të shtetit që me pas hetim penal për këtë temë. BIA serbe na ka imponuar ligjet, na ka depërtuar deri në Gjykatën Kushtetuese. Nuk jemi cenuar asnjëherë më shumë se kësaj here”, tha Tahiri.

Lajme të ngjashme