Tahiri: PDK e ka sjell sovranitetin në veri të vendit, ju duhet ta mirëmbani atë
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka injoruar akuzat e bëra nga ministri i Financave, se Tahiri ka kërcënuar zv-ministrin Besnik Bislimi.
Tahiri në replikën në Kuvend, ka vazhduar diskutimin për veriun duke thënë se ishte partia e tij [PDK], ajo e cila ka shtrirë sovranitetin në veri të vendit.
‘’...Ne jemi ata të cilët e kemi ngreh zhag Gjuriqin në Prishtinë, ne jemi ata të cilët kemi ofruar siguri për qytetarët e Republikës së Kosovës në veri, ne jemi ata që kemi ndërtuar shtëpi për qytetarët tanë në veri, se jemi ata që kemi shtrirë sovranitetin, ju sot keni përgjegjësi ta mirëmbani atë’’, ka deklaruar Tahiri.
Deputeti Tahiri, po ashtu ka deklaruar se institucione e Kosovës nuk i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje, por drejtohen përkohësisht nga kjo parti.
‘’Këto nuk janë institucionet e juaja janë institucionet të shtetit të Kosovës, të cilat ju përkohësisht i drejtoni që nesër do të drejtojmë ne. Prandaj dojm angazhim të shtetit ligjor edhe në veri të vendit'', ka thënë Tahiri.