Tahiri nga Mitrovica: Është mision që këtij qyteti t'i japim zhvillim - NACIONALE

Tahiri nga Mitrovica: Është mision që këtij qyteti t'i japim zhvillim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri ka vizituar qytetin e Mitrovicës, ku ka thënë se njerëzit e këtij vendi kanë bartur e bartin ende peshën e lirisë.

Ai tutje ka thënë se është mision që këtij qyteti, t'i japim zhvillim, e këtyre njerëzve t'u kthehemi me mirënjohje, vështirësitë që kanë bartur rrugës.

Postimi i plotë:

Në Mitrovicë sa herë që jemi, rikthehemi në kontributin e këtij qyteti për Kosovën.

Ky vend e këta njerëz, kanë bartur, e bartin ende peshën e lirisë së Kosovës. Përtej fjalëve, është mision, që këtij qyteti, t'i japim zhvillim, e këtyre njerëzve t'u kthehemi me mirënjohje, vështirësitë që kanë bartur rrugës.

Nuk mund të flasim për Mitrovicën, pa folur për faktet e vendimet e mëdha që ka marrë, Ramush Haradinaj, sikur ai që Trepçën e bëri me status, që të jetë përjetë e Kosovës.

Kthimi i një kidershipi të fortë, që e bënë Kosovën fituese, e përmë tepër, Mitrovicën qoftë me investime, ashtu edhe me hapjen e zhvillimit.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme