Tahiri: Marrëveshja për deeskalim është arritur në mes të Kurtit dhe Radojçiqit - NACIONALE

Tahiri: Marrëveshja për deeskalim është arritur në mes të Kurtit dhe Radojçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se marrëveshje për deeskalimin e situatës në veri është arritur në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Milan Radojçiqit, i cili dyshohet për krime të ndryshme dhe është në listën e zezë të SHBA-së.

Për këtë arsyeje, sipas saj, BE-ja nuk e ka quajtur marrëveshje.

“Marreveshja per shtensionim ne veri eshte arritur mes Kurtit dhe Radojcicit, e mbuluar me nje foto casti Laicak-Bislimi; prandaj Borrell nuk e quajti marreveshje por tha mirepret zotimet e qeverise!”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme