Tahiri kërkon pagë të 13-të edhe për sektorin privat - NACIONALE

Tahiri kërkon pagë të 13-të edhe për sektorin privat

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të sigurojë pagesën e 13-të edhe për punonjësit e sektorit privat.

Kërkesa vjen pasi rreth 80 mijë punonjës të sektorit publik përfituan këtë pagesë në fillim të prillit.

Tahiri e cilësoi të padrejtë këtë vendim, duke e quajtur “marre” përjashtimin e sektorit privat.

“Qeveria urgjentisht duhet të marrë veprime […] për gratë dhe burrat që sot […] janë të mërzitur”, deklaroi ai.

Ai kritikoi ashpër shpërndarjen e pagave pa përfshirje të sektorit privat, ndërsa kërkoi masa konkrete për trajtim të barabartë ekonomik.

Lajme të ngjashme