Tahiri i përgjigjet ministres Haxhiu: Për zjarrin në IML duhet të japësh përgjegjësi politike - NACIONALE

Tahiri i përgjigjet ministres Haxhiu: Për zjarrin në IML duhet të japësh përgjegjësi politike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhi, e cila ka deklaruar se nuk beson që një defekt elektrik ka shkaktuar zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Tahiri ka thënë se për këtë gjë dikush duhet jap përgjegjësi politike.

“Është e papranueshme që të ndodh zjarr vënia dhe të humbin mostra dhe përgjegjësi politike të mos jep askush. Pra, të mos shkarkohet askush nga ky institucion, nga IML, që ka qenë përgjegjës për ndërrimet që ka ndodhur kjo avari. Mendoj se duhet të ketë një përgjegjësi politike”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme