Tahiri, Albulena Haxhiut: S'ka gjë më të keqe se me u sanksionu nga Amerika
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ai e ka përmendur faktin që Amerika ia ka shtyrë vizitën Albulena Haxhiut.
“E nderuar ministre e sanksionuar prej SHBA-ve, nuk di a ka gjë më të keqe se me u sanksionu prej Amerikës. Ki njëfarë sikleti, flet kur flasim na. Ne po kërkojmë angazhimin e Prokurorisë në luftimin e Veselinoviqit e Radojiçiqit. Ju të sanksionuar nga Amerika keni filluar edhe me kthy tashmë me kriju ambient të pafavorshëm për Kosovën, dhe ambient për krim e korrupsion e kontrabandë”, ka thënë Tahiri, transmeton Nacionale.
“Ne si opozitë jemi në mbështetje të sovranitetit të shtetit tonë, ne si deputetë vërtetë deshtëm me iu kursy pak, sepse nuk është mirë me dalë e me fol më një ministre që është e sanksionuar nga bota perëndimore, nga Amerika. Marrëdhnia jonë me SHBA-në, që po iu sanksionojnë juve, për neve, është shumë e rëndësishme”, theksoi Abelard Tahiri.