Tahiri i AAK-së: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit - NACIONALE

Tahiri i AAK-së: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me reduktimet e energjisë elektrike që kanë filluar sot, qeveria po mat pulsin e qytetarëve.

Ai thotë se nëse tani qytetarët durojnë që të kenë dy orë mungesë të rrymës, atëherë gjatë dimrit, sipas tij, mund të durojnë edhe 12 orë.

Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti. Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit”, ka shkruar ai.

Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Lajme të ngjashme