Tahiri i AAK-së: Kjo qeveri ka humbur rrugën, këta njerëz duhet të ikin sa më shpejt - NACIONALE

Tahiri i AAK-së: Kjo qeveri ka humbur rrugën, këta njerëz duhet të ikin sa më shpejt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimet e kësaj partia për gjendjen nëpër të cilën po kalon vendi.

Ai ka bërë me dije se me veprimet e saj skandaloze Qeveria Kurti po i sjell pasoja të mëdha vendit.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se kjo qeveria ka humbur rrugën.

Sipas saj, qysh në ditën e parë të sesionit vjeshtor Kuvendi duhet ta shkarkon këtë qeveri.

Është e habitshme se si sillet Qeveria edhe me çështje tjera. Është kah kontestohet pavarësia e Kosovës nga një shtet armiqësor, e nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Kjo qeveri ka humbur rrugën. Këta njerëz duhet të ikin sa me shpejt. Ne presim që me nisjen e sesionit vjeshtor, që në ditën e parë të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kësaj qeverie”, ka thënë ai.

Në adresimin e tij, deputeti i AAK-së ka përmendur edhe aferat tjera të kësaj qeverie.

Shqetësuese është sulmi që i bëhet gjyqësorit dhe prokurorisë nga ana e qeverisë, në tentim për të mbuluar skandalin me vjedhjen e rezervave shtetërore. Tani më është fakt që 52.5 tonë miell nuk kanë ardhur në Kosovë, e shumë sasi vaji mungon, ndërkaq dëmi i pretenduar është mbi 600 mijë euro. Për këtë skandal, për këtë vjedhje Qeveria e Kosovës hesht, ndërkaq e akuzon gjyqësorin e prokurorine. Ky pushtet nuk i beson shtetit të vet. Këta njerëz synojnë të krijojnë sistem të vetin, nje sistem paralel. Për me ndodh një hetim i pavarur, është e domosdoshme të shkarkohet ministrja Hajdari”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme