Tahiri: Është e paprecedentë që të thirret seancë e jashtëzakonshme për një ligj që është në Kushtetuese - NACIONALE

Tahiri: Është e paprecedentë që të thirret seancë e jashtëzakonshme për një ligj që është në Kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Tahiri ka thënë se për herë të parë thirret seancë e jashtëzakonshme për një ligj që është në trajtim në Gjykatën Kushtetues.

Për një ligj që është në trajtim në Gjykatë Kushtetuese dhe në historinë e këtij parlamenti është e paprecedentë që të thirret seancë e jashtëzakonshme për një ligj që është në trajtim në Gjykatë Kushtetuese. Është e pakuptim. Nuk ka logjikë normale e cila mund t’i jep një arsye që të thirren tri seanca të jashtëzakonshme.” – ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Tutje, ai ka thënë se më e jashtëzakonshme do të ishte të diskutohej për rrezikshmërinë e policive se për ligjet që janë në Kushtetuese.

Kjo tregon për një logjikë ose të paaftë ose seriozisht të mbrapsht.” – ka thënë ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme