Tahiri: Ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet - NACIONALE

Tahiri: Ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se interpelanca është ftuar për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

Ai e ka nisur interpelancën për të raportuar ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Tahiri tha se ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet, duke shtuar se sipas tij, vendi dhe ekonomia do të bien në kolaps.

“Ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet, ajo në vitin 2021 ka pasur ngritje vetëm 3%, derisa trendet e vitit 2023 janë dhe më të këqija. Me dinamikën qe e kemi këtë vit mund të pritet që vendi dhe ekonomia të bie në një kolapsim apo dështim të plotë”, është shprehur Tahiri.

Lajme të ngjashme