Tahiri: Angazhimi ynë politik gjatë dekadës së fundit e bën të pamundur koalicionin me VV-në
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, përfshirë ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tahiri theksoi se partia që ai përfaqëson nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin, duke theksuar se PDK-ja ka qëndruar larg çdo afrim politik me VV-ja.
“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera.
Me qeverisjen e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv