Tadiq: Marrëveshje e dëmshme për Serbinë, në fund të këtij muaji ose në fillim të tjetrit - NACIONALE

Tadiq: Marrëveshje e dëmshme për Serbinë, në fund të këtij muaji ose në fillim të tjetrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish presidenti serb, Boris Tadiq, ka komentuar situatën e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Situata në veri, e dorëheqjet nga të gjitha institucionet në ver, sipas Tadiq, po bëhen për të vetmen arsye, sepse sipas tij, në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit tjetër, do të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është në dëm të Serbisë.

Së shpejti do të shohim se për çfarë shërbejnë dronët, MIG-të, braktisja e institucioneve dhe gjithë ky dramatizim.

Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm pres një marrëveshje që do të paraqitet si fitore, por që në fakt do të kërcënojë në mënyrë dramatike interesat tona legjitime në Kosovë.” ka shkruar Tadiq në Twtter.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti, në konferencën të cilën e mbajti dje, paralajmëroi se Kosova ka pranuar bazat e propozimit frano-gjerman, ndërsa siq tha Ai, Serbia e ka refuzuar të njejtin.

Lajme të ngjashme