Szunyogu viziton kryetar Pecin në fshatin Lipë, flamuri i Kosovës i ngjitur për muri me ngjitës - NACIONALE

Szunyogu viziton kryetar Pecin në fshatin Lipë, flamuri i Kosovës i ngjitur për muri me ngjitës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka vizituar sot kryetarin e komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci, në zyren e tij të përkohshme në fshatin Lipë.

Ambasadori ka deklaruar se me Pecin i kanë diskutuar “sfidat me të cilat ata përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale.”

Po ashtu, shefi i Zyres së BE-së në Kosovë, ka deklaruar që i ka shprehur vlerësimin e tij kontributit të kryetar Pecit për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Kujtojmë se Ilir Peci i Zveçanit bashkë me Izmir Zeqirin e Zubin Potokut janë nga PDK-ja. Në anën tjetër, Erden Atiqi i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i vetëngujuar i Leposaviqit janë nga VV-ja.

BE-ja ka shprehur preferencën që këta kryetarë shqiptarë komunash në komunat veriore me shumicë serbe të japin dorëheqje.

Qeveria e vendit ndërkohë ka nisur hapat ligjorë për largimin e tyre me anë të një peticioni.

Ajo që vihet re në fotografitë e ndara është se në zyre flamuri i Kosovës është kapur me disa ngjitës.

Postimi:

Lajme të ngjashme