Szunyog: BE s`pajtohet me Qeverinë për Ligjin për Zyrtarët Publik - NACIONALE

Szunyog: BE s`pajtohet me Qeverinë për Ligjin për Zyrtarët Publik

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Në konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Szunyog ka thënë se BE-ja nuk pajtohet me mënyrën se si qeveria ka zgjedhur të shqyrtojë këtë ligj.

Ligji i ri për zyrtarët publikë, i cili është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, ky ligj drejtpërdrejt ndërlidhet me parimet e administratës publike moderne. Ne pranojmë që ka një boshllëk në këtë aspekt. BE nuk pajtohet me mënyrën se si qeveria ka zgjedhur të shqyrtojë këtë ligj dhe më vjen keq të them që komentet që ka bërë BE dhe SIGMA, asnjëra nga to nuk është marrë parasysh nga qeveria apo parlamenti. Zyrtarët publikë i vendos ata në një rrezik të korrupsionit dhe ndikimit politikë. Edhe pse ka disa boshllëqe, asnjë rekrutim nuk është bërë që dy vite. Ligji i ri nuk do të krijoj kushte për të rekrutuar njerëz në këto pozita të lira”, ka deklaruar ai.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë nuk është pajtuar as me mënyrën se si është miratuar Ligji për Pagat.

Dy miratimet që janë bërë në fund të vitit për sa i takon rishikimet e Ligjit për Pagat dhe Ligji për Shërbyesit Publik, siç kemi thënë më parë nuk pajtohemi me qasjen që ka marrë kuvendi për të miratuar këto ligje në procedurë të shpejtë. Sepse ligje të tilla duhet të ngërthejnë konsultime të dobishme me gjitha palat e interesit. Megjithatë këto konsultime nuk janë bërë në bazë të rregulloreve përkatëse”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme