Sylë Hoxha: Ekspertizat kanë dëshmuar se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje - NACIONALE

Sylë Hoxha: Ekspertizat kanë dëshmuar se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zhdukja e provave në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe deklarimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi rreth rastit Dehari, ka në rikthyer përsëri këtë çështje në vëmendjen e opinionit publik.

Ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një prononcim për ATV ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Ekspertizat e kryera jashtë e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ siç është quajtur ekspertët mjeko-ligjor”, - ka thënë Sylë Hoxha.

Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është politizuar shumë nga ana e Vetëvendosjes

Kujtojmë se deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu.

Lajme të ngjashme