Syla tregon si ndodhi sulmi: Mu afru një djalë ishte me mjekër dhe flokë të gjata
Gazetari Valon Syla ka treguar se si ka ndodhur sulmi ndaj tij nga tre persona, të martën në orët e vona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
I ftuar në emisionin Pressing në T7, Syla ka thënë se një djalë i ri rreth të 30-ave e ka thirrur duke i thënë ‘a po vjen dej qetu’, sipas Sylës në momentin kur ja ka pa mjekrën e ka ditur që është fetar.
“Unë kam qenë me Ilirin. E shihte në pasqyrë që dikush nga afër po mundohej të afrohej. Menduam se ishte Leo. Kur u afrova tek shkallët mu afrua një person, që mund ta identifikoj tani, por nuk e njoh. Ilir ishte duke parkuar kerrin. Aty brenda kanë qenë edhe disa gazetarë tjerë. Ishte një djalë i ri rreth të 30-ave. Më tha ‘a po vjen dej qetu’. Si ja pashë mjekrën e dita që është fetar. Kishte mjekër dhe trenerka kështu dukej si shoumen. Edhe i dhunshëm. U mundova të vrapoj që të hapi derën dhe pastaj ata do largoheshin pari që mund të shihnin njerëz brenda dhe do frikësoheshin. Nuk u hap dera menjëherë. Pastaj më grushtuan. Edhe me pjesë metalike të orës. U mundova ta ruaj fytyrën. Ilir Mirena u ngut dhe largoi njërin, pastaj edhe tjerët dolën nga brenda. Ata ikën. Por mjaftoi që të më shkaktonin lëndime.” - ka bërë të ditur Syla.
Syla në emision e ka falënderuar stafin mjekësor për tretmanin.
“Menjëherë e kam thirrë policinë. Ata ndihmën e shpejtë. Më dërguan në QKUK dhe pati reagim shumë të mirë dhe trajtim profesional.” – ka vazhduar ai.
