Behrami: Kurti afër nënshkrimit të Zajednicës e ne merremi me “It’s my Home” - NACIONALE
3 vjet më parë

nga NACIONALE

Behrami: Kurti afër nënshkrimit të Zajednicës e ne merremi me “It’s my Home”

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, tani opinionist, Artan Behrami ka thënë se ne merremi me "Its my home" në kohën kur sipas tij Kurti është afër nënshkrimit të Asociacionit.

Këto deklarime ai i bëri përmes rrjetit social "Facebook".

“Albin Kurti është shumë afër nënshkrimit të Zajednicës dhe marrëveshjes pa njohje. E, ne, një shoqëri e tërë, po merremi me “Its my love”!”, ka thënë ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Smajljaj: Nuk ulet korrupsioni me paga të larta të udhëheqësve, e paqëndrueshme si teori

Opinionisti Avdi Smajljaj ka kritikuar propozimet e qeverisë për Ligjin e Pagave.

Sipas tij, teoria që pagat më të larta për udhëheqësit do të thotë mundësi më të vogla për korrupsion, është e paqëndrueshme.

"Pagat për president, kryeministër, ministra, deputet, gjykatës e prokuror do të duhej të ishin jo më të larta se në vendet e rajonit.Nëse synohet që përmes pagave të larta të të lartpërmendurve mund të ulet korrupsioni, kjo është vërtetuar si e paqëndrueshme në rastin e reformës në drejtësi te ne, ku rritja e pagave për gjyaktësit e prokurorët fare nuk ka ndikuar në uljen e korrupsionit e rritjen e efektshmërisë së gjykatësve e prokurorëve", shkroi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Murati: Nacional-shovinizmi dëmton edhe vetë popullin serb

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar debatin për Kosovën që është zhvilluar për dy ditë në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka kritikua nacional-shovinizmi serb që është përdorur ndaj Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky fenomen përveç dëmeve që ua bën popujve të tjerë e dëmton edhe vetë popullin, politika e të cilit është bartëse e një ideologjie të tillë.

Nacional-shovinizmi përveç dëmeve që ua bën popujve të tjerë e dëmton edhe vetë popullin, politika e të cilit është bartëse e një ideologjie të tillë. I tillë ka qenë dhe është nacional-shovinizmi serb. Dje e pardje në debatin parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, sillej e përdridhej si fantazmë, sintagma: Serbia nuk mund të ekzistojë pa Kosovën. Kjo përveç e dëmshme për vetë shoqërinë serbe është edhe gënjeshtër e pastër empirike. Nëse e marrim vitin 1815 si vit kur filloi jetën Serbia moderne autonome, ajo deri më sot ka ekzistuar 105 vite pa Kosovën dhe vetëm 83 vite e ka pasur Kosovën të pushtuar dhe nën administrim. Dhe jo vetëm që Serbia mundet pa Kosovën, por mu atëherë kur nuk e ka pasur të pushtuar Kosovën ajo i ka pasur punët më së miri. Tani përveç çlirimit fizik prej Kosovës, që të ec Serbia përpara duhet edhe të çlirohet mendërisht, e kjo si duket është gjëja më e vështirë”, ka shkruar Murati.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kasolli: Glauk Konjufca po imiton Edi Ramën

Njohësi i rrethanave politike në vend, Afrim Kasolli, ka komentuar veshjen e kryeministrit Albin Kurti dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca, në premierën e filmit "Luaneshat e Kodrës" të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë eveniment Konjufca me veshje ka tentuar të kopjon kryeministrin Edi Rama.

Askund nuk ka më shumë rëndësi raporti i qenies me shfaqjen se sa në jetën politike. (Being means appearing) Pra nga mënyra se si shfaqesh e definon edhe autenticitetin tënd në sferën publike. Në këtë kontekst edhe veshjen ndryshe dje të Glaukut me një event artistik me setër, xhinse dhe patika, duhet ta kuptojmë si diçka “pozitive”. Si përpjekje për t’u shfaqur ndryshe nga Albini. Për ta dalluar vetën nga ai. Kurse këtë dallim qenka munduar ta bëjë duke imituar stilin “ekzibicionist” të Edi Ramës. Pra t’i përngjaj më shumë shijeve stilistike të të parit të qeverisë shqiptare, e jo të një burokrati të ftoftë, pa ngjyra dhe të njëtrajtshëm, siç edhe dukej shefi i tij i partisë në atë foto. Edhe pse imitimi qenka i dobët. Megjithatë duhet të vlerësohet synimi”, ka shkruar Kasolli.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lushi: Shpejt Albin Kurti do të ketë qeveri vetëm me një njeri — VETEN

Ish-ushtari i UÇK-së dhe pjesëtari i shquar i lobit shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti së shpejti do të jetë i vetëm në Qeveri.

Kurti mori postin e ministrit të Shëndetësisë nga Rifar Latifi, thuhet në postimin e Lushit në Facebook.

“Shpejt Albin Kurti do të ketë qeveri vetëm me një njeri—VETEN”, shkroi ai mes tjerash.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Syla-qeverisë: Do të na lini në terr me këto "budallaki të fukareve"

Analisti i mirënjohur Valon Syla ka kritikuar politikat qeveritare të kursimit të energjisë elektrike që përfshinin masa konkrete të vogla si uljen e temperaturave të klimave, ndaljen e çdo të tretës dritë në autostradë etj.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të “blejë rrymë” e t’i (sic) “lë këto fore me klima”.

Syla ka paralajmëruar se Qeveria përmes keqmenaxhimit në këtë sektor “mund të na lë pa rrymë”.

Politkat qeveritare ai i ka cilësuar në mënyrë pezhorative si “budallaki të fukareve” derisa është shprehur që Qeveria nuk ka ofruar asnjë ide apo zgjidhje përgjatë kohës sa ka marrë pushtetin.

Statusi i plotë:

Çunu more bleni rryme, leni këto fore me klima. Keni me na lon në terr me këto budallaki të fukareve. Kurfar dije as zgjidhje s'ditët me jep qe 2 vjet në Qeveri. Kësi vendime mundet me marrë secili zyrtar i thjeshtë i administratës kosovare.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ahmeti, kryeministrit: Çu puno diçka

Gazetari Arben Ahmeti ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili po pretendon se të gjithë janë ngritur kundër tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për ta bërë të lumtur kryeministrin duhet t’i tregohet se të gjithë janë bërë kundër tij.

Ai e ka ftuar kryeministrin që të çohet dhe të punojë diçka.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Ahmetit:

E vertete Albin!

Krejt jane organizu kunder teje.

Edhe gazetaret. Edhe mjeket. Edhe arsimtaret. Edhe profesoret. Edhe akademiket. Edhe ndertimtaret. Edhe bizneset. Edhe kleriket, edhe deputetet.

Edhe keshilltaret, edhe administrata, edhe prokuroret, edhe gjykatesit, edhe noteret.

Edhe ministrat, edhe Besniku, edhe Liburni, edhe Hyseni edhe Rozeta. Rifati eshte organizu shume kunder teje.

Edhe Vjosa u organizu kunder teje.

Edhe energjetika. Krejt lufta ne Ukrahine u ba kunder teje.

A je i lumtur tash?

Qu puno najsen.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Imer Mushkolaj: Shqipëria e rriti pagën minimale, tek ne ende 130-170 euro

Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar lidhur me rritjen e pagës minimale në Shqipëri.

Në një postim në facebook, Mushkolaj ka thënë se në Kosovë paga minimale ende është 130/170 euro.

POSTIMI:

Shqipnia e paska ngrit pagën minimale nga 260 në 280 euro. Te na hala 130/170 euro. Super qeverisje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Matoshi për anëtarët e VV-së në Shqipëri: Çfarë të rinjsh, pleqë matufa janë krejt

Halil Matoshi ka kritikuar anëtarët e VV-së në Shqipëri, duke i etiketuar si pleq matufa.

Këto deklarime ai i bëri në Kanal10, teksa debatonte me Fatime Hajdarin.

Fillimisht kjo e fundit tha se këta anëtarë janë disa të rinj që kanë lindur e janë rritur në Shqipëri.

“Vetëvendosje e ka qendrën e saj në Tiranë dhe përfaqësohet prej disa të rinjve që kanë lindur e janë rritur në Shqipëri. Nuk e besoj që dikush prej nesh ka të drejtë të gjykojë të rinjtë që iu bashkohen partisë”.

Por, i shpejt ishte reagimi i publicistit, që shtoi se ata të gjithë i kanë ka 60 vjetë.

‘Po çfarë të rinjsh, ata janë pleqë matufa janë krejt. Gjeneratë krejt ka 60 vjet. Me Elvis Hoxhën e Ferajn e shohim Kosovën?”.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Smajljaj: Jasharaj nuk do të duhej t'i drejtohej kryeministrit si vëlla

Profesori Avdi Smajljaj, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe kryetarin e i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se Jasharaj nuk është dashur të të quaj kryeministrin Kurti ‘vëlla’ por t’i drejtohet me z. Kryeministër dhe t’i thotë: “ky është numri i telefonit tim, këto janë kërkesat tona, kur t'i plotësoni të gjitha plotësisht, më merr në telefon, ose cingërroma të thirri unë”.

Postimi:

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rashiti: Qeveria e ka humb betejën me Sindikatën e Arsimit

BPRG

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, ka komentuar mosmarrëveshjen e Qeverisë me SBAShK-un për grevën në arsim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë mosmarrëveshje të gjithë po humbin diçka, por më së shumti fëmijët.

Qeveria e ka humb betejën me Sindikatën e Arsimit, Sindikata po e humb përkrahjen e mësimdhënësve, mësimdhënësit po e humbin besimin e nxënësve dhe prindërve. E fëmijët po i humbin të gjitha. Në fund të gjithë natyrshim kanë me u dorëzu e humb. Disi, mësimi ka me fillu një ditë edhe pse me shumë humbje. Por nëse nuk bëjnë marrëveshje, situatat e njëjta kanë me u përseritë gjatë të njëjtit vit mësimor. Të gjithë humbës sot dhe pas disa muajsh...”, ka shkruar ai.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla, ka kritikuar qeverinë Kurti, që sipas tij nuk po bëjnë asgjë për të stabilizuar gjendjen me energjinë elektrike.

Syla ka thënë se po e diskuton, për të blerë një agregatë për redaksinë e tij, por i njejti ka një çmim goxha të lartë, 3200 euro.

Ky dimër do të jetë pa rrymë qysh po shihet. Po hyjmë kadale në tetor dhe Qeveria Kurti hala ska ble rrymë e as ska jep pare për rrymë.

E paskan sos me degradu këtë vend.

Sot me kolegët e mi gazetarë e nxona vetën tu bo plane me ble agregat për redaksi. Nër 3200 euro sun' po pshtojshim.

Nejta edhe me do kolegë të Shqipërisë. Ata nuk e kishin këtë gajle.

#albanologji #kurti #degradimi #kosova”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme