Syla: Po mos të ishte KFOR-i, Kurti do t'i kthente sjelljet e 1999-s - NACIONALE

Syla: Po mos të ishte KFOR-i, Kurti do t'i kthente sjelljet e 1999-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla i ka bërë një analizë veprimeve të kryeministrit Kurti dhe ngjarjeve të fundit në vend lidhur me tensionet në rritje në veri.

Syla ka hedhur një mori kritikash ndaj qeverisë Kurti duke thënë se po rrezikon me fatin e krejt neve dhe atyre aleatë të Kosovës që ja dhanë mundësinë, diplomatike dhe elektorale.

Sjellja e Kurtit, sipas z.Syla, vije nga fakti që e ka KFOR-in dhe bazat amerikane këtu.

Në të kundërt, sipas tij, nëse nuk do të ishte KFOR, Kurti do t’i kthente sjelljet e tij të vitit 1999, duke dhënë dorëheqje dhe duke u zënë rob si aktivist paqe.

Ai ka akuzuar Kurtin po ashtu se fajin për shkatërrimin e krejt përpjekjeve të deritanishme diplomatike kosovare, po mundohet me ja lënë opozitës, që e kanë lonë 'keq' kishe Kosovën.

Postimi:

Lajme të ngjashme