Syla: Edi Rama po zbulon naftë, Vetëvendosja e zbuloi ujin e ftohtë - NACIONALE

Syla: Edi Rama po zbulon naftë, Vetëvendosja e zbuloi ujin e ftohtë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Reagon Latifi për vendimin e qeverisë që të shërbehen qytetarët me ujë në kafiteri

Blerim Latifi reagon pas emërimit të Jasharit në krye të FSK-së | Paparaci

Analisti Blerim Latifi ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për t'i obliguar kafiteritë që të shërbejnë ujë për qytetarët

"Sundimtarët romakë e kishin një formulë të famshme për të mirëmbajtur disponimin e mirë të popullit: Bukë dhe lojëra popullit!" shkroi Latifi, në një postim në Facebook.

"Kanë harruar të shtojnë: Edhe ujë popullit!" shkroi më tutje Latifi.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:


4 vjet më parë

nga NACIONALE

Robelli, Kurtit: Nuk qeveriset me parulla

Gazetari Enver Robelli, i cili njihet si një përkrahës i madh i kryeministrit Albin Kurti, ka filluar të zhgënjehet.

Ai ka kërkuar nga kryeministri që të jetë më modest në diskursin e tij gjeopoliitk.

“Janë paksa ambicioze këshillat gjeostrategjike nga kryeministri i një vendi të vogël ballkanik me probleme të mëdha ekonomike, me skenë politike të polarizuar, me emigrim të pandalshëm, me sistem të drejtësisë që kryesisht saboton drejtësinë, me politikanë që pasi kanë grabitur vendin bëhen gati të rikthehen në pushtet pa pasur frikë nga ligji. Kosova nuk është akter global, ka qenë më 1999, nuk është më. Koncentrimi në zgjidhjen e problemeve praktike e konkrete të qytetarëve do të duhej të ishte prioritet i qeverisë. Verifikimi i punës së shumicës së ministrave do të duhej të gëzonte po ashtu prioritet. Leksionet për Macronin dhe këshillat për Bidenin i ngjajnë më shumë parullave të para disa viteve për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Me parulla nuk qeveriset”, ka shkruar Robelli në profilin e tij në “Facebook”.


Analisti Valon Syla ka ironizuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili i obligon lokalet e gastronomisë që t’i shërbejnë me ujë qytetarë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kohën kur Edi Rama në Shqipëri po pret zbulime të gazit dhe naftës, qeveria e LV-së në Kosovë po e zbulon ujin e ftohtë. “Edi Rama në Shqipëri po pret zbulime të gazit dhe naftës. Te na Vetëvendosja e zbuloi ujin e ftohtë. Nginu VV.

Qe e paskan qitë edhe cisternën me ujë në sheh. Shumë të poshtër. Na ka hongër dreqi.”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme