Sveçla pretendon që një nga shoqëruesit e djalit të Vuçiqit mori pjesë në sulmet në Banjskë, po hetohet përfshirja e Danillo Vuçiq
Ministri i Brenshëm Xhelal Sveçla, përmes profilit të tij në Facebook, ka pasqyruar prova të reja për sulmin terrorist në Banjskë. Sveçla, duke prezantuar fotografi e prova të cilaj janë marr nga vendi i ngjarjes, ka ngritur një dilemë të re. Meqë për Sveçlën përfshirja e Presidentit serb është fakt i kryer, dilema më e re, që sipas tij pritet ta zbardhin organet e Hetuesisë, është se a ka qenë djali i Presidentit serb, i përfshirë direkt në organizimin e sulmit.
Krejt kjo, pasi sipas ministirt në vendngjarje është gjetur makina së bashku me leternjoftimin e Milorad Jevtiç, i përfshirë në sulm. E ky i fundit, e ka shoqëruar djalin e Presidentit serb Alkesandër Vuçiq, në vizitat e tij në Kosovë. Saktësisht në 4 prej 5 vizitave të tij të fundit, sipas Sveçlës.
“Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.
Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.
Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.” – ka shkruar Sveçla.
37 pozicione sulmi, plani për “aneksim të plotë të veriut”: Sveçla dhe Hoxha shpalojnë krejt synimet e terroristëve
Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit para një jave nuk ishte thjesht sulm mbi Policinë e Kosovës e as marrjes së fshatit Banjskë, por ishte plan i detajuar ushtarak për “aneksimin total të veriut” dhe ishte planifikuar që sulmi të kryhej nga gjithsejt 37 lokacione nga ku terroristët synonin t'i zinin, ka shpjeguar Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë për media me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazemend Hoxhën.
Këto konkluzione janë nxjerrë nga ekspertët pas analizimit të plotë të të dhënave, pamjeve, armëve, dokumenteve dhe videove me dronë të sekuestruara nga terroristët e udhëhequr nga Millan Radojçiq, ku u shpaluan pamje të stërvitjeve ushtarake dhe simulimeve të sulmeve nga terroristët në një bazë trajnimi në Kopaonik, konkretisht më një pronë të Millan Radojçiqit.
Në këto trajnime, tha Sveçla, janë angazhuar prej presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ministrit serb të mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefi i shtabit të përgjithshëmn të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq.
Pamjet që u shpaluan për media treguan përpamasat e mëdha të synimit të sulmit mbi shtetin kosovar, e me planin përfundimtar për aneksim të plotë ushtarak të veriut të Kosovës, thanë Sveçla dhe Hoxha.
“Ata nuk kanë pasur qellim vetëm marrjen e fshatit Banjskë, apo vrasjen e policit, por plani ka qenë aneksimi i gjithë veriut të Kosovës. Dokumentet që kemi në dorë, e që nuk mund t’i bëjmë publike tregojnë planin e sulmit nga 37 pozicione në gjithë veriun e Kosovës”, ka thënë ai.
Hoxha njoftoi se kanë dëshmi të plota se logjika ushtarake e Ushtrisë së Serbisë u është vënë në dispozicion këtij formacioni paramilitar të udhëhequr nga Radojçiq.
“Fatmirësisht për ne e fatkëqësisht për ta – u dëshmua se betejat nuk i fitojnë ata që kanë armatim të madh, por ata që kanë kauzë të drejtë”, tha Gazmend Hoxhsa.
Sveçla duke paraqitur pamjet ku shihen në tërësi se si ky grup paramilitar po zhvillonte planet dhe simulimet për sulm, tha se tashmë faktet “janë evidente” dhe se faktori ndërkombëtar “duhet të sanksionojë Serbinë”.