Sveçla thotë se sulmi u realizua "nga grupe profesioniste", mban përgjegjës Beogradin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë dhënë detaje të reja në dritën e një tjetër sulmi në veri [në kanalin e sistemit Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të Zubin Potokut], me – potencialisht – pasoja serioze në infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës.
Ministri Sveçla e cilësoi sulmin si "më të rëndin ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës". Sipas tij, sulmi është kryer në mënyrë të mirëorganizuar nga grupe profesionale me qëllime terroriste. Sveçla fajësoi drejtpërdrejt Beogradin për orkestrimin e tij.
“Sulme të vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste, siç janë sulmet e fundit me granatë ndaj stacionit policor të komunës së Zveçanit, e tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike, ku u dëmtua rëndë kanali i ujit Ibër-Lepenc, janë sulme të cilat dirigjohen nga Serbia, e ne për këtë mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar.
Pas këtij sulmi me eksploziv, i cili cilësohet si sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës, sulm i cili atakoi sistemin Ibër-Lepenc, përmes të cilit bëhet ftohja e termocentraleve në Obiliq dhe furnizimi me ujë i qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, asaj të Jugut, Zveçanit, Skenderajt, Drenasit, Fushë-Kosovës dhe një pjesë të Prishtinës, të gjitha institucionet relevante të Kosovës kanë bashkërenduar aktivitetet e tyre në terren.
Ky nuk është një sulm i rendomtë por një sulm i organizuar dhe planifikuar mirë nga grupe apo organizata që janë profesionsite në kryerjen e sulmeve të tilla terroriste e të cilat shkaktojnë dëmë të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.” – tha Sveçla.
Sveçla theksoi se janë marrë masa emergjente për të adresuar pasojat. Lidhur me dëmet e shkaktuara nga sulmi, ai ka bërë të ditur se ka arritur të riparojë pjesërisht urën e dëmtuar dhe të arrestojë disa të dyshuar.
“Siç është bërë tashmë e ditur pas hetimeve intenzive të hetueseve policorë, sot në orët e mëngjesit, në 10 lokacione në veri të vendit janë realizuar kontrolle, me ç’rast janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore persona mbi dyshimin për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste.
Puna e palodhshme, angazhimi dhe përkushtimi i vazhdueshëm i gjithë zyrtarëve polcorë, i inxhinierëvë, ekspertëve dhe të gjithë punëtorëve të insistucioneve të Kosovës, ka bërë që të arrihet sanimi deri në një masë i dëmit, si dhe të arrestohen të dyshuarit e të konfiskohet i gjithë ky arsenal armësh. – tha ministri Sveçla më tej.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deklaroi se sulmi është kryer duke përdorur rreth 15 deri në 20 kilogram eksploziv.
Si pasojë e sulmit, Hoxha tha se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për disa zona dhe lokalitete, ndërsa është vënë në rrezik edhe sistemi energjetik i Kosovës.
“Për realizimin e këtij sulmi terrorist, në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, dyshohet që në kete sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozimit nga 15 deri në 20 kilogram, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë, dhe e cila është aktiviuar me detonatorë mekanik përmës fitilit ndëzes me djegie të ngadalshme. Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëmë të mëdha materiale në kanalin e Ibër-Lepencit, ku si pasojë e të cilave është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe lokalitete, duke rrezikuar tej mase edhe furnizimin me energji elektrike apo edhe rrezikun me pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Kosovës.” – tha ai.
Ai bëri të ditur se hetimet fillestare të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), kanë arrestuar 8 persona të dyshuar si nxitës, organizatorë apo ekzekutues të këtij akti terrorist.
“Këto rastë të sulmeve terroriste, e posaçerisht sulmi i fundit ndaj infrastrukturës kritike, për nga mënyra e organizimit dhe ekzekutimit të tyre, por edhe identifikimit dhe shënjestrimit të cakut, është e qartë që kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar dhe të cilët kanë njohuri dhe shkathtësi në përdorimin e mjeteve shpërthyese.
Në bazë të hetimeve të Policisë, në bashkëpunime me AKI-në, janë identifikuar disa përsona si të dyshuar të mundshëm, përkatësisht nxitës të aktëve të dhunës, oraganizatorë apo edhe ekzekutues të këtyre sulmeve terroriste. Njësitë relevante të Policisë së Kosovës që nga mëngjësi i hershëm kanë ndërmarrë operacion për zbatimin e kontrolleve në 10 lokacione si dhe janë shoqëruar në Polici për procedura të mëtutjeshme 8 persona të dyshuar.” – tha Hoxha.