Sveçla takon zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për gjendjen në veri - NACIONALE

Sveçla takon zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për gjendjen në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Ai ka treguar se me zyrtaren e NATO-s ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend, veçanërisht për veriun.

Në profilin e tij në “Facebook”, ministri ka shkruar se në takim ka theksuar rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve në atë pjesë të vendit.

Kënaqësi që të takoj sërish znj. Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s. Bashkë biseduam për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në veriun e vendit tonë. E njoftova znj. Viehe për punën e institucioneve tona në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë atje. Kam shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën tonë”, ka shkruar ai, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e organeve të rendit me KFOR-in.

Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR. Vlerësuam lartë të dyja palët bashkëpunimin dhe punën e palodhshme të Policisë së Kosovës dhe KFOR, në krijimin e një ambienti të qetë e të sigurtë për qytetarët tanë”, ka shkruara Sveçla.

Lajme të ngjashme