Sveçla: Rritja e numrit të policëve në veri, e domosdoshme pas sulmeve të fundit - NACIONALE

Sveçla: Rritja e numrit të policëve në veri, e domosdoshme pas sulmeve të fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi që veriun e Kosovës janë shtuar forca të Policisë së Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është vlerësuar e domosdoshme që të rritet numri i PK-së në veri, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura.

Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit. Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme. Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka lutur të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

Lajme të ngjashme