Sveçla privon nga shtetësia Nikola Vujoviq: Serbia ka punësuar shtetas tanë në institucione të intelegjencës - NACIONALE

Sveçla privon nga shtetësia Nikola Vujoviq: Serbia ka punësuar shtetas tanë në institucione të intelegjencës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës të Nikola Vujović, i cili dyshohet për rrezikimin e sigurisë kombëtare.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se ky veprim është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur rendin kushtetues dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Ai theksoi se Serbia ka realizuar një strategji agresive duke përfshirë individë nga Kosova në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës, akt që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe cënon sigurinë kombëtare.

“Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cënim i sigurisë sonë kombëtare.

Duke pasur parasysh qëllimet agresive të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, adresimi institucional i rasteve të tilla është jo vetëm një çështje e rendit ligjor, por një domosdoshmëri për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sovranitetit shtetëror.

Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujović, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme