Sveçla njofton arrestimin e një të dyshuari në Zubin Potok, i konfiskohen armë - NACIONALE

Sveçla njofton arrestimin e një të dyshuari në Zubin Potok, i konfiskohen armë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se është arrestuar një person të cilit i janë gjetur armë e paisje. I njejti u arrestua në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. “ – ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

E plotë

Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.

Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë.

Lajme të ngjashme