Sveçla: Shpërthimi vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë, është parë si rezultat i aktit terrorist
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka cilësuar si akt terrorist, shpëthimin që ka ndodhur në Ibër-Lepenc.
Sveçla para mediave ka thënë se menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes.
“Pas lajmërimeve Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes. Meqë rast është parë se si rezultat i një akti terrorist, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është cilësuar si infrastrukturë kritike është dëmtuar.” - ka thënë Sveçla nga vendi i ngjarjes.
“Nuk po flasim për armë të vogla, po flasim për eksploziv që nuk është e lehtë të gjendet në tregun e zi. Kjo patjetër që vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë.” - ka thënë Sveçla.