Sveçla për sanksionimin e Vulinit: Është njëra lidhje e Beogradit me Moskën - NACIONALE

Sveçla për sanksionimin e Vulinit: Është njëra lidhje e Beogradit me Moskën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, e ka komentuar vendimin e ShBA-së për të future nën sanksione Aleksandër Vulinin, drejtor i BIA-s.

Sipas Sveçlës, Vulini është njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën.

“Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në “konferencën e sigurisë” të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme