Sveçla për kapjen e 20 pakove me heroinë: I kemi shpallur luftë krimit dhe ilegalitetit - NACIONALE

Sveçla për kapjen e 20 pakove me heroinë: I kemi shpallur luftë krimit dhe ilegalitetit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kapur 20 pako me heroinë, të cilat konsiderohen të jenë në vlerë të 200 deri në 250 mijë euro.

Ministri Sveçla ka shkruar se Ministria që ai drejton i ka shpallur luftë krimit dhe ilegalitetit në veri e në jug të vendit.

E plotë:

Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro.

Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi. Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti.

Lajme të ngjashme