Pamje: Një burrë me shpatë sulmon disa persona në Londër, arrestohet - NACIONALE

Pamje: Një burrë me shpatë sulmon disa persona në Londër, arrestohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë i armatosur me një shpatë është arrestuar pas një sulmi ndaj disa qytetarëve dhe policëve në Hainault, në verilindje të Londrës, tha policia britanike.

Përmes një deklarate, policia metropolitan tha: “Policia dhe shërbimet e tjera urgjente janë në Hainault, në lindje të Londrës, në një incident serioz në të cilin një burrë me një shpatë është arrestuar”, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ne u thirrëm pak para orës 7 të mëngjesit pas raportimeve se një automjet po drejtohej drejt një shtëpie në zonën Thurlow Gardens. Pati raportime për persona të therur” – thuhet më tej në deklaratë.

“Në këtë kohë, ne kuptojmë se i dyshuari vazhdoi që të sulmonte anëtarë të tjerë të publikut dhe dy oficerë policorë. Po presim një përditësim për gjendjen e të lënduarve. Një burrë 36-vjeçar u arrestua në vendin e ngjarjes dhe ai është në ndalim” – njoftoi policia.

Lajme të ngjashme