Sveçla pas takimit me emisarin britanik: Ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe - NACIONALE

Sveçla pas takimit me emisarin britanik: Ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e ka njoftuar Lord Peach se përkushtimi ynë është për stabilitet e paqe të qëndrushme dhe për mirëqenie e siguri.

“Kisha nderin e veçantë që të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Lord Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. E njoftova Lord Peach mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sipas prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në sundimin e ligjit dhe luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit si dhe për arritjet tona në këtë fushë. Duke qenë se Republika e Kosovës është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe të qëndrueshme dhe për mirëqenie e siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, ka shkruar ai.

Tutje Sveçla ka thënë se me Mbretërinë e Bashkuar gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer, dhe i njëjti ka falënderuar Lord Peach për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për avancimin e shtetit tonë.

Lajme të ngjashme