Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Jemi të vendosur të luftohet çfarëdo lloj ekstremizmi - NACIONALE

Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Jemi të vendosur të luftohet çfarëdo lloj ekstremizmi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Sveçla që tash e sa ditë po qëndron ende si ministër i Brendshëm, ka komentuar aksionin e Policisë në Kaçanik.

Ai ka thënë se institucionet janë të vendosura të luftojnë çfarëdo lloj ekstremizmi apo dhune.

“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligj-zbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdo lloj ekstremizmi apo dhune, e cila dëmton institucionet dhe pjesëtarët e saj por po ashtu vetë popullin e saj”, ka thënë Sveçla.

Lajme të ngjashme