Sveçla nga veriu: Policia e Kosovës ka kapacitete për mbajtjen e zgjedhjeve - NACIONALE

Sveçla nga veriu: Policia e Kosovës ka kapacitete për mbajtjen e zgjedhjeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po qëndron në veri të vendit, prej ku ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kapacitete për ta siguruar mbajtjen e zgjedhjeve atje.

Sveçla para mediave, më konkretisht Mitropolit, ka deklaruar se kapacitetet do të shtohen në bazë të planeve.

“Ju jeni dëshmitarë që situate është e qetë. Absolutisht kemi kapacitete për me i mbajtë zgjedhjet edhe me i siguru zgjedhjet. Policia e Kosovës bën planet e saj dhe në bazë të vlerësimit të saj ne i shtojmë sa të kemi”, ka thënë ai.

Veç kësaj, Sveçla ka paralajmëruar edhe një konferencë për media, por nuk ka treguar se kur do të fillojë e njëjta.

“Ju kisha lut me e lënë me kaq, ka me pas konferencë shtypi shumë shpejt”, tha ai.

Ndërkohë, pas tensioneve të brendshme në veri të vendit, më konkretisht afër zyrave të KQZ-së atje, reagoi edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Ai dënoi dhunën e shkaktuara gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës, ku u dëgjuan shumë shpërthime pas përpjekjeve të autoriteteve kosovare për të organizuar procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 18 dhjetorit.

“Dhuna dhe intimidimi, përfshirë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, dhe rrezikimin e jetëve nuk është asnjëherë metodë e duhur e protestës,”- u shpreh ai.

Hovenier më tej ka thënë se ShBA-të janë të shqetësuara se kushtet “nuk janë të duhurat që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë."

Lajme të ngjashme