Sveçla i reagon Burim Ramadanit: Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit me AK-47 - NACIONALE

Sveçla i reagon Burim Ramadanit: Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit me AK-47

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, ku ky fundit tha se Sveçla është sulmuar me armë AK-47 në veri.

Sveçla ka thënë se deklarata e tij nuk është e vërtetë dhe se asnjëherë nuk është sulmuar në Liqenin e Ujmani.

Dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë produktive.”

Unë as nuk do të reagoja ndaj kësaj gënjeshtre, siç nuk reagoj ndaj shumë të tjerave, po të mos njihej fakti se ky person ka mbajtur një pozitë ku integriteti do të duhej të ishte një ndër cilësitë kryesore.” – ka shkruar ai.

Më tej, Sveçla ka thënë se sulmet edhe mund të ndodhin, por që nuk e frikësojnë.

Sulmet edhe mund të ndodhin, por ato as nuk na frikesojnë as nuk na zbrapsin. Unë veq lutem që nëse kjo të ndodhë, mos të pësojnë njerëzit përreth meje. Edhe po, shkoj shpesh edhe te Kukësi, Tropoja, Hasi e Dragashi, se e kam një amanet prej shumë gjeneratash për atë kufirin atje!” – ka thënë ai, duke ia bashkëngjitur një video me barkë në Liqenin e Ujmanit.

Lajme të ngjashme