Sveçla i jep mbështetje kryetarit të Leposaviçit: Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për vizitën që e ka pasur sot te Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Ministri Sveçla ka thënë se bashkëpartiakut të tij i ka ofruar gjithë mbështetjen për ushtrimin e funksionit të kryetarit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bashkë do të kalohen të gjitha sfidat.
“Sot pata nderin të pritem në zyren e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviqit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.