Sveçla ankohet, thotë se BE-ja reagoi dobët për sulmin në Banjskë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka quajtur të dobët reagimin e BE-së pas sulmit në Banjskë.
“Ishte vështirë, po ashtu të besohet për një reagim shumë të dobët të BE-së ndaj këtij akti kryer nga Serbia. Ky lloj reagimi erdhi qe me 24 shtator të këtë një sulm terrorist duke bërë një invazion në Kosovë, skenar i përgatitur nga Serbia. Fatkeqësisht ende nuk kemi një veprim nga BE ndëshkuar Serbinë për këtë akt. Unë vërtetë besoj se pasiguria vjen nga aktet aventureske të Serbisë ndaj Kosovës. Ky është ballafaqim i vlerave, duhet të mobilizohemi për atë se çka duhet të arrijmë dhe të rrisim standardet tona. Në vitin 2008 Serbia ishte në harmonizim me sigurinë, sot ka renë në 95% ”, tha Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri një kronologji të sulmeve në veri, derisa tha se Kosova është treguar e suksesshme, duke iu referuar si storie suksesi pas intervenimit të NATOS në vend.
“Serbia ka rol destruktiv në raport me Kosovën, nuk është vetëm Kosova por edhe Bosnja për shkak të rolit destruktiv të mbështetur nga Serbia. Nëse Mali i Zi nuk do ishte pjesë e NATOS çfarë mendimi do kishin malazezët për sigurinë, kjo është një argument se demokracia duhet të mbrohet, por ajo se çka është me rëndësi është se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së tani”, tha Sveçla.