Surroi skeptik për takimin e Ohrit
Publicisti Veton Surroi, ka komentuar takimin e sotëm të Ohrit, ku pritet të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe president serb Aleksander Vuçiq.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai është shprehur skeptik për takimin, duke thënë se vështirë se do të ketë ndonjë marrëveshje.
“Një informacion kontekstual mbi luftën/negociatat: më shumë civilë (10.000 prej të cilëve 1.000 fëmijë) u vranë në Kosovë sesa në Ukrainë për 1 vit lufte. Negociatat e Kosovës dhe Serbisë në Ohër kanë të bëjnë me gjetjen e një rruge për t’i dhënë fund konfliktit, 24 vjet më pas. Vështirë!”, ka shkruar Surroi në rrjetin social ‘’Twitter’’.
A contextual info on war/negotiations: more civilians (10.000 of which 1.000 were children) were killed in Kosovo than in Ukraine in 1 year of war. The 🇽🇰🇷🇸 negotiations in Ohrid tomorrow are about finding a path to end the conflict, 24 yrs after. Difficult!
— VetonSurroi (@VSurroi) March 17, 2023
Surroi është edhe këshilltar i jashtëm i qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.