Sulmohet një person në një kafene në Leposaviq
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga një person i panjohur në Leposaviq.
Ngjarja ka ndodhur në një kafene.
Lidhur me këtë rast, Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Leposaviq 27.05.2023-19:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ishte duke qëndruar në një kafiteri , është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë.