Sulmin në Banjskë, Maqedonci: Terroristët deshën pushtimin e veriut - NACIONALE

Sulmin në Banjskë, Maqedonci: Terroristët deshën pushtimin e veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për “Kallxo Pernime” ka komentuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Maqedonci tha se terroristët kanë synuar kapjën e terrenit dhe se që grupi sulmues në Banjskë nuk e ka konsideruar mundësinë që do të hasin në një patrullë të Policisë.

Ministri ka shpejguar në detaje arsyet e dështimit të grupit që sulmoi Kosovën me 24 shtator.

Ai tutje tha se grupi sulmues e kanë kalkuluar keq edhe momentin e ‘reagimit në kontakt’

Kapja e terrenit ishte synimi apo qëllimi kryesor i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, pra vendosja e pozicioneve të luftimit. Kjo është pra një pushtim i pjesshëm i kapjes së anës veriore të vendit nga ana e tyre” – ka thënë ministri Maqedonci.

Grupi terrorist ka dështuar për shkak të një gabimi që ata e kanë bërë në aspektin e reagimit në kontakt me patrullën e Policisë së Kosovës, pasi shpeshherë gabimet vijnë nga kalkulimet e gabuara dhe përceptimit të gabuar. Mendoj që ata kur janë futur në Kosovë kanë vlerësuar që Policia e Kosovës nuk do të ketë kapacitetin të paktën me këto patrullat dhe me ekipe të vogla që t’i bëjë rezistencë apo t’i pengojë lëvizjet e tyre, është pra kalkulim i gabuar nga ana e tyre” – ka thënë ministri Maqedonci.

Vlerësoj që Banjska ka qenë njëra nga nismat e para në terren për shpërndarjen e trupave” – tha ministri.

Aq më pak që Policia do të bëjë një rezistencë por gjithashtu vlerësoj që nuk kanë menduar që do të ketë një polic të rënë në detyrë” – ka shtuar ministri Maqedonci

Lajme të ngjashme