Sulmi në veri, reagon Borrell: Akt terrorist dhe sabotazh - NACIONALE

Sulmi në veri, reagon Borrell: Akt terrorist dhe sabotazh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas sulmit që ndodhi mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ka reaguar Bashkimi Evropian, ku këtë sulm e kanë cilësuar si sulm “terrorist” si dhe akt “sabotimi”,

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e dënoi sulmin në një komunikatë për media.

BE-ja e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër-Lepencit në Zubin Potok në veri të Kosovës. Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës.” – thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, Borrell tha se ngjarja duhet të hetohet, ndërsa autorët e sulmit duhet të vihen para drejtësisë.

"Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme.” - tha Borrell, duke bërë thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe theksoi se BE-ja do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet.

Lajme të ngjashme