Sulmi në New Orleans, Haradinaj: Solidarizohemi me ShBA-në në këto momente të trishtueshme - NACIONALE

Sulmi në New Orleans, Haradinaj: Solidarizohemi me ShBA-në në këto momente të trishtueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit në Neë Orleans të ShBA-së, duke thënë se populli i Kosovës solidarizohet me ShBA-të në këto momente të trishtueshme.

“I trishtuar thellësisht nga sulmi i tmerrshëm në Neë Orleans. Lutjet dhe mendimet tona më të sinqerta janë për viktimat, familjet e tyre dhe mbarë popullin amerikan. Populli i Kosovës solidarizohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente të trishtueshme”- ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme