Sulmi në Ibër-Lepenc, Policia: Po vazhdojnë hetimet, është duke u realizuar një operacion policor - NACIONALE

Sulmi në Ibër-Lepenc, Policia: Po vazhdojnë hetimet, është duke u realizuar një operacion policor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë kanali i Ibër-Lepencit u shënjestrua dhe u godit nga një mjet shpërthyes, duke shkaktuar dëme materiale.

Në lidhje me këtë sulm, Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer një operacion policor në disa lokacione.

Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, pas sulmeve të fundit me granata ndaj stacionit policor dhe Komunës, si dhe sulmit kriminal terrorist të ndodhur në veri të vendit, gjegjësisht te kanali i Ibër Lepencit, ka vazhduar me hetime intensive drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Si rezultat i kësaj, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, sot në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor i cili përfshinë disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë” – ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i PK-së, për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme