Sulmi ndaj të moshuarës në Pejë: Mbyllet për publikun seanca ndaj tri infermiereve - NACIONALE

Sulmi ndaj të moshuarës në Pejë: Mbyllet për publikun seanca ndaj tri infermiereve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Gjykatën Themelore në Pejë, po mbahet seanca fillestare ndaj tri infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën në qendrën “Orenda” në Pejë, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Seancës është mbyllur për media pasi avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që kjo seancë të mbahet e mbyllur.

Megjithatë, avokati i palës së dëmtuar ka kërkuar që seanca të mbahet e hapur.

Përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, Meshar Selimaj ka qenë kundër mbylljes së seancës për publikun.

Konsideroj se propozimin për mbylljen e këtij shqyrtimi fillestar, nuk e gëzon pajtimin tonë për shkak ne nuk kemi kërkuar një gjë të tillë as përpara me shkrim dhe e kundërshtoj fuqishëm një porpozim të tillë….”

Tutje ai theksoi se duhet ta shohin të gjithë këtë seancë ani pse janë palë e dëmtuar.

Këtu nuk ka asnjë info konfidente që të ruhet nga publiku. Interesi publik që kjo procedurë penale të mbahet e hapur është shumëfish më i lartë se intereset tjera”.

Avokati i Aulona Pelajt, Veton Berisha e ka kundërshtuar avokatin e palës së dëmtuar.

Masi e kemi ekspertizën e ekspertëve Nusret Pepaj dhe Venera Mushkolaj, gjykatës i kërkoj që seancën e sotme ta mbaj të mbyllur. Kërkesen tonë e mbështesim me nenin 289 të kodit të peocedurës penale të Kosoves. Qe të mbrohet integriteti i paleve ne procedurë si dhe rendi juridik dhe ligji” – ka thënë ai.

Ndërkaq më këtë u pajtuar e akuzuar Aulona Pelaj.

Po pajtohem” - ka thënë ajo.

Blerim Ademaj avokati i të akuzuarës tjetër, Altina Rexhepi ka kërkuar mbylljen e seancës.

Edhe une si mbrojtes propozoj qe seanca te jetë e mbyllur..” dhe më këtë u pajtuar edhe Altina Rexhepi e cila tha: “pajtohem me avokatin”.

Avokati Faruk binakaj i të akuzuarës tjetër, Remzie Kuqi ka kërkuar gjithashtu mbylljen e seancës.

Propozoj që kjo seancë të mbyllet për publikun dhe atë nuk dua të replikoj me kolegun, Meshar Selimaj, por është mirë që të lexohet dhe të kuptohet mirë dispoziat ligjire. Këtu jemi në gjykatore nuk jemi për të ngritur zërin por jemi në prova materiale që do të dëshmohet e vërteta. Propozoj gjykatës që kjo sencë të mbyllet dhe mediat të përjashtohen nga salla” – ka thënë ai më të cilin koment u pajtuar edhe Remzie Kuqi që tha: “po pajtohem me avokatin”.

Pas kësaj, Gjyqtarja vendosi mbylljen e seancës për publikun.

Gjykata konform dispozitës së nenit 289 paragrafi 3 nën paragraf 3.2 të Kodit të Procedures Penale, pas degjimit të palëve, e sipas detyrave zyrtare bie aktvendim seanca e sotme e shqyrtimit fillestar mbyllet për publikun. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë e veçantë, i njëjti mund të atakohet vetëm me rastin e ankesës kundër aktgjykimit. Ju lutem mediat dhe publikun përpos palëve në procedurë që të largohet nga salla” – ka thënë gjyqtarja.

Lajme të ngjashme