Sulmi i pushtetit ndaj mediave, Syla: Kjo është e tepërt, edhe militantave të tyre ju ka ardhë marre
Sipas gazetarit Valon Syla, portali Slobodna Bosna “udhëhiqet prej një personi që dihet që ka qenë në inteligjencë jugosllave përpara”. Ai ka thënë se përdorimi i lajmit të rremë të gazetës boshnjake për të sulmuar mediat në Kosovë nga pushtetarët është një “harxhim i plumbave të fundit”.
Syla tha se veprimi i RTK-së që transmetoi lajmin e gazetës boshnjake pa verifikuar lajmin nuk ka asnjë dëme. Për më tepër, sipas tij, kjo vetëm e ka diskredituar mediumin.
“Ai portali Slobodna Bosna udhëhiqet prej një personi që dihet që ka qenë në inteligjencë jugosllave përpara, do të thotë në Policinë sekrete federale. Një natë ma herët, lajmin e kam parë unë, ma ka dërgu një mik i imi tha dërgoja Ilirit se paska nis një sulm këta. Pastaj të nesërmen e pash që këtë grep e kapën njerëzit e propagandës d.m.th. Vetëvendosje.
Kjo është me i harxhu plumbat e fundit, RTK mi shpraz krejt në Ilir Mirenen e Berat Buzhalën, kjo është e teprune, edhe militantave të tyre ju ka ardhë marre. Këtë herë u kon si i shurdhër, ky plumbi i fundit I RKT ka qenë plumb qorr, nuk ka bo najfar dëmi, përvec se e ka diskreditu mediumin”, tha Syla në “Pressing”.