Sulmi ndaj gazetarëve në veri, Gjinovci: Jo Policinë, po edhe FSK-në duhet me nisë
Pas raportimeve se disa persona të maskuar në veri të Mitrovicës kanë sulmuar ekipin e KALLXO.COM, ka reaguar edhe analisti Rron Gjinovci.
Gjinovci përmes një statusi në Facebook, ka ngritur pyetjen se, pse duhet të ketë persona të maskuar në veri. Ai më pas është shprehur duke thënë, “jo Policinë, po edhe FSK-në duhet me nisë”.
Kujtojmë se sipas raportimit të mediumit, persona të maskuar në veri kanë sulmuar producetin Valdet Salihu dhe gazetaren Shkodrane Dakaj.
KALLXO.COM ka bërë të ditur se sulmuesi ka goditur me grushte makinën me të cilën ekipi udhëtonte, ndërsa janë hedhur edhe mjete të forta nga pjesëtarët e grupit.