Sulmi ndaj ekipit të Nacionales, reagon Avdiu: Gjithë kjo dhunë është për trishtim
Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj DokuFestit. Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Në lidhje me këtë sulm, ka reaguar edhe aktivistja dhe analistja e njohur, Zana Avdiu.
Ajo ka shkruar se protesta nuk duhej të mbahej hiç. Tutje, ajo e ka cilësuar si trishtim faktin që ka kaq shumë dhunë në një vend kaq të vogël si Kosova.
“Ekipa e Nacionales, koka sulmu ne Prizren. Gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, te cilet kane shku ta percjellin protesten kunder DokuFest, jane sulmu nga disa persona, per shkak te qendrimeve te tyre.
Pra, dhuna verbale dhe nxitja e urrejtjes neper rrjete sociale, tash ka nis te praktikohet edhe ne jeten reale.
Ajo proteste sdo te duhej te mbahej hic. Eshte e frikshme, se si prijesit fetare therrasin protesta, qe jane kunder njerezve, kunder lirive themelore te njerezve, e qe nxisin urrejtje.
Gjithe kjo dhune, ne nje vend kaq te vogel, eshte per trishtim.” – shkroi Avdiu ndër të tjera.