Sulmi i pushtetit me RTK-në, Mulosmani: Turp e faqja e zezë - NACIONALE

Sulmi i pushtetit me RTK-në, Mulosmani: Turp e faqja e zezë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ermal Mulosmani, gazetar nga Shqipëria, ka komentuar zhvillimin e fundit në Kosovë, atë të sulmit të pushtetit ndaj Nacionales dhe Periskopit.

Në një shkrim në faqen e tij në Facebook, Mulsomani ka vlerësuar se sulmi ndaj medies është bërë pa ndonjë fakt.

Tutje, ai e ka quajtur krejt këtë raportim si “turp e faqe të zezë”.

“Dje janë akuzuar dy media të njohura kosovare, Gazeta “Nacionale” dhe Periskopi nga një portal boshnjak si media të financuara nga Aleksandër Vuçiq. Ky lajm i prodhuar në një laborator politik shqiptar dhe i publikuar në një media joserioze të një shteti aspak serioz, citohet më vonë prej laboratorit krijues, pra prej atyre që e prodhuan lajmin përmes zëdhënësve të atij laboratori. Çfarë komedie!

A ka ndonjë fakt? Zero, asnjë.

Pra shpike fillimisht një idiotësi, pastaj citoje si të vërtetë. Një sulm krejt pa fantazi e për budallenj. Por nuk duhen nënvlerësuar budallenjtë. Janë shumë” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme