Sulmi i pushtetit dhe ndërhyrja e VV-së në Maqedoni: Si u përgjigj Bujar Osmani? - NACIONALE

Sulmi i pushtetit dhe ndërhyrja e VV-së në Maqedoni: Si u përgjigj Bujar Osmani?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës, pothuajse zyrtarisht, është përfshirë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Kjo mund të thuhet sidomos pas një statusi që e pati ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ndaj kandidatit për president, Bujar Osmani.

Reagimi e linçimi ndaj Osmanit erdhi pasi pushtetit iu kujtua pas një viti, se Osmani e ka hartuar një plan për situatën në veri sa ishte udhëheqës me OSBE-në si ministër i Jashtëm në Maqedoni.

Erdhi kjo gjithashtu, dy-tre ditë pasi kryeministri Kurti e priti në takim rivalin e Bujar Osmanit, Arben Taravari.

Një plan i mirë organizuar për të tentuar që të mposhtet BDI-ja e Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i Bujar Osmanit:

Pas akuzave e linçimeve nga eksponentë të pushtetit në Kosovë, mbrëmë Bujar Osmani në T7 e sqaroi krejt situatën me planin e OSBE-së.

Fillimisht unë kam thënë jam gjysmë Kosovar, gjysmën e familjes e kam të Kosovës dhe gjithmonë kam refuzuar të bisedojë me njerëz për ndjesinë time ndaj Kosovës. Si kryesues i OSBE-së kjo ka qenë para diku një viti diku me 26 maj, kur kryetarët u futën në objektet e komunave, unë kam qenë në Prishtinë dhe kam qenë gjithë ditën pothuajse me z.Kurti edhe në Prishtinë edhe në disa qytete tjera të Kosovë”, tha ai në Pressing të T7

Pastaj në përgjithësi situata nisi të eskalonte, Serbia e rriti gatishmërinë e vet ushtarake në kufi me Kosovën, Kosova kishte dërguar forcat speciale në Veri. Administrata nuk mund të futej në Komunë, ju e dini që OSBE e ka ciklet e saj në parandalimin e konfliktit. Asokohe në OSBE kishim informacione se një përplasje apo kontakt fizik mes forcave speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe mund të eskalonte situatën që për pasojë mund të kishte rishënim të pozicioneve serbe në veri të Kosovës dhe pozicion i ri për negociatat që mund të mbaheshin”, tha Osmani.

Serbia planifikonte të futet në Veri, sikurse ndodhi më vonë në Banjska”, deklaroi Osmani.

Ne si OSBE kërkuam të krijohej një distancë fizike mes forcave speciale dhe ushtrisë serbe. Ishte gënjeshtër e madhe që ne kemi kërkuar që Kosova të tërheq kontrollin mbi veriun. Ishte vetëm forcat e armatosura të largohen nga njëra-tjetra, të mos kishin kontakt fizik, sepse mund të krijonte një realitet të ri që ishte në vijë të ndryshimit të kufijve”, tha ai.

Osmani bëri të ditur se ka lobuar te 5 shtetet që nuk e njohin Kosovën, në mënyrë që të mundësojë ndonjë efekt diplomatik për njohje. Ai përmendi një rast me Greqinë.

“Lobimin që e kam bërë në pesë shtetet mosnjohëse të BE-së kanë qenë të vazhdueshme. Për shembull me Greqinë kemi arritur deri në pozitë sa Greqia të thotë se ne e kemi marrë vendimin dhe vetëm presim klimën më të mirë politike për ta shpallur. Kjo ka qenë pjesë e përpjekjeve që i kam bërë më Greqinë e Spanjën”, ka deklaruar ai.

Sulmi nga zëdhënësi

Tashmë edhe aparati shtetëror është funksionalizuar. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në cilësinë e zëdhënësit, ka goditur direkt kandidatin për president nga BDI-ja, Bujar Osmanin.

Mbase, nuk është e rastësishme sepse pak ditë më parë kryeministri Kurti e priti rivalin e Osmanit, Arben Taravarin në takim.

Megjithatë, goditja kësaj radhe është tentuar të duket më diplomatike. Përparim Kryeziu e ka përmendur planin e OSBE-së rreth situatës në veri muaj më parë, në kohën kur Osmani e udhëhiqte presidencën e OSBE-së. Një plan që dihej kohë më parë se ishte realizuar nga Bujar Osmani.

“Në planin 9 pikësh të OSBE-së, Kosovës i kërkohet të tërheqë Policinë Speciale nga veriu i Kosovës, teksa Serbisë vetëm të ulë gatishmërinë e Ushtrisë (Pika 2). Pra, Kosovës të largojë forcat që rezultuan që garantojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe integritetin territorial të vendit, kurse Serbisë të ulë gatishmërinë e forcave që kërcënojnë me agresion sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, e nis postimin zëdhënësi Kryeziu.

“Po ashtu, pika 3 e po atij plani, sygjeron që për sigurinë në terren, përgjegjëse të bëhet policia e rregullt, me asistencën e KFOR-it dhe EULEX. Gati katër muaj më pas, me 24 shtator, një patrollë e policisë së rregullt u sulmua nga trupa paramilitare, me armatim të sofistikuar, të financuar e mbështetur nga shteti i Serbisë. Aty mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi, Afrim Bunjaku. Rendin dhe sigurinë në terren brenda ditës e riktheu Policia Speciale e Kosovës. Po mos të ishte kjo njësi në veri, sot do të njihnim një realitet tjetër pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë”, thekson ai.

“Plani gjithashtu i kërkon Kosovës që kryetarët e katër komunave në veri të japin dorëheqje në verën e vitit të kaluar (Pika 5). Ashtu siç kërkonte me ngulm edhe Serbia, e cila shpresonte që në këtë mënyrë të zhbënte shpejt gabimin e saj me rastin e thirrjeve për serbët e Kosovës që të braktisin institucionet e Kosovës dhe të bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat në veri”, thuhet në postim.

Zëdhënësi i Qeverisë vendos ta luajë të ‘painformuarin’, duke thënë se tek dje e kanë marrë vesh që ky plan është hartuar nga vet Bujar Osmani. Madje, Kryeziu shkon aq larg sa thotë se Bujar Osmani e sheh Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme