Sulmi fizik në Autoritetin e Konkurencës, përplasë ashpër deputeten e LDK-së me kryesuesen e bordit
Me debate është shoqëruar mbledhja e komisionit për Ekonomi në Kuvend.
Sulmi fizik që dyshohet të ketë ndodhur në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, ishte shkak i përplasjes ndërmjet deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi me kryesuesen e Bordit të AKK-së, Naime Bunjaku-Isufi, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, kërkoi përgjigje lidhur me emërimin e Selajdin Beqës në pozitën e drejtorit, pas ngritjes së aktakuzës për sulm ndaj zyrtarit, Shemsi Elezi.
“Me çfarë bazë keni emëru drejtor të akuzuarin”, tha Bunjaku-Rexhepi.
“Ne jemi sot kemi ardhur tu përgjigjemi për këtë raport, në lidhje me këtë janë organet hetimore”, tha Isufi.
“Çka pyes është problemi im, ne e dimë që drejtori ka pas rrahje, nuk është e mundur me prit organet hetimore, me çfarë të drejte ke emëru drejtor dikë që ka sulmuar një zyrtar”, ia ktheu Bunjaku.
“Ti po vëzhgon pa autorizim trego vendimin, a e din çka ke bo”, shtoi deputetja.
“Nuk është e vërtetë, jam përgatit për planin. Do ta sjellim me shkrim, kem vendim”, tha kryetarja e AKK-së.
Detaje për emërimin e Beqës në krye të këtij institucioni, foli Zafije Osdautaj.
“Kryetarja e ka emëruar drejtorin dhe nuk është konsulutar me neve edhe përkundër që kemi insistuar që të pritet, komisoni i jashtëm nuk është formuar në bazë të. rregullt, ne kemi qenë kundër, vëtëm kur e kemi parë që është bërë drejtor”, tha Osdautaj nga AKK.