Holanda thotë se ka penguar me F-35 tre aeroplanë ushtarakë rusë afër Polonisë - NACIONALE

Holanda thotë se ka penguar me F-35 tre aeroplanë ushtarakë rusë afër Polonisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Holandës tha në një deklaratë të hënën vonë se dy aeroplanë luftarakë holandezë të tipit F-35 kanë penguar një grup prej tre aeroplanësh ushtarakë rusë afër Polonisë dhe i kanë përcjellë ata derisa janë larguar.

“Aeroplanët atëherë të panjohur iu afruan zonës së përgjegjësisë polake të NATO-s nga Kaliningradi”- thuhet në deklaratën e ministrisë holandeze.

Kaliningradi është enklavë ruse në bregdetin e Baltikut, e shtrirë mes Polonisë e Lituanisë, anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, raporton agjencia “Reuters”.

“Pas identifikimit, doli që ishin tre aeroplanë: një “IL-20M Coot-A”, që përcillej nga dy aeroplanë “Su-27” në krahë. Aeroplanët F-35 holandezë e përcollën këtë grup nga një largësi dhe e dorëzuan përcjelljen te partnerët e NATO-s”- thuhet më tej në deklaratë.

Aeroplani “Il-20M Coot-A” i referohet nga NATO-ja aeroplanit “Ilyushin Il-20M” për zbulim, ndërsa “Su-27 Flankers” i referohen aeroplanëve “Sukhoi Su-28”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë “Reuters” për një koment në lidhje me këtë rast.

Ministria e Mbrojtjes e Holandës tha se tetë aeroplanë F-35 holandezë janë të vendosur në Poloni për muajt shkurt dhe mars.

Lajme të ngjashme